#Lajme

Rama pas fitores ndaj Serbisë: Me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas fitores historike të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë mbrëmjen e djeshme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi një fotografi të futbollistëve kuqezi pas ndeshjes, duke e shoqëruar me një mesazh urimi për qytetarët.

“MIRËMËNGJESI, dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur”, ka shkruar ai në postim.

Fitorja e Shqipërisë, e siguruar falë golit të Rey Manajt në fund të pjesës së parë, ka ndezur festën mes tifozëve shqiptarë në mbarë botën. Triumfi në stadiumin “Duboçica” është vlerësuar si një arritje e madhe sportive dhe një moment krenarie kombëtare.