#Lajme

Rama bën shaka me Macron për gafën e Trump: “Nuk na urove për paqen Shqipëri–Azerbajxhan”

Para nisjes së Samitit të 7-të të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, një moment i veçantë mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar, Rama shihet duke bërë shaka me Macron, duke i rikujtuar gafat e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili dikur kishte ngatërruar Shqipërinë me Armeninë, duke deklaruar se kishte “shuar konfliktin me Azerbajxhanin”.

“Ti duhet të kërkosh falje, sepse nuk na urove për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”, u shpreh Rama me humor, duke shkaktuar të qeshura në sallë.