Rafuna: Qindra padi nga bizneset kundër njoftimit të ZRRE-së
Rafuna: Qindra padi nga bizneset kundër njoftimit të ZRRE-së
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, iu kundërpërgjigj Zyrës së Rregullatorit për Energji, e cila tha se vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë nuk është pezulluar dhe se bëhet fjalë për një rast individual.
Rafuna sqaroi se padia është bërë nga një biznes i vetëm për arsye ligjore, pasi OEK-u nuk ka të drejtë të paraqesë padi në emër të të gjitha bizneseve. Ai tha se janë ngritur qindra padi të tjera nga biznese të ndryshme dhe vendimi i fundit është vetëm i pari nga Gjykata Komerciale.











