Radoniqi takon shefin e OSBE-së, fokus te procesi zgjedhor dhe bashkëpunimi
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, është takuar me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, për të diskutuar rreth procesit zgjedhor dhe bashkëpunimit të mëtejmë institucional.
Gjatë takimit, Radoniqi e informoi McGurk për përfundimin e rinumërimit të vendvotimeve dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme. Nga ana e tij, McGurk ka përgëzuar KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit të votës.
Të dyja palët u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e hapave të ardhshëm në kuadër të proceseve zgjedhore.








