QNR: Ka përfunduar rinumërimi i 158 nga gjithsej 914 vendvotime
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.
Që nga fillimi i këtij procesi, të martën më 13 janar 2026 në ora 18:00, e deri të enjten më 15 janar 2026 në ora 16:00, janë rinumëruar gjithsej 158 nga 914 vendvotime. Këto vendvotime i përkasin komunave të ndryshme, përfshirë: Deçanin (5), Gjakovën (15), Gllogocin (7), Gjilanin (13), Dragashin (57), Istogun (6), Kaçanikun (44), Klinën (5), Fushë Kosovën (3) dhe Mitrovicën e Jugut (3).
Rezultatet e rinumërimit publikohen në platformën e KQZ-së për rezultate, në adresën https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në seksionin QNR > Rinumërim, pas përfundimit të numërimit të secilit vendvotim.
Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen të gjitha vendvotimet (100%), përkatësisht në: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.
Ndërkohë, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve, përfshirë: Deçanin, Gjakovën, Gllogocin, Gjilanin, Istogun, Klinën, Fushë Kosovën, Kamenicën, Mitrovicën e Jugut, Lipjanin, Novobërdën, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Podujevën, Prishtinën, Shtërpcën, Suharekën, Vitinë, Zubin Potokun, Zveçanin, Malishevën, Junikun, Hanin e Elezit, Graçanicën, Parteshin, Kllokotin dhe Mitrovicën e Veriut.











