#Lajme

QKUK suspendon dy kirurgë pas incidentit në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

Dy kirurgët e përfshirë në incidentin fizik të ndodhur më 26 janar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë suspenduar nga puna për një periudhë prej gjashtë muajsh, pa të drejtë page.

Sipas raportimit të gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i QKUK-së.

Megjithatë, palët e përfshira kanë të drejtë ankese, pasi aktualisht është hapur afati ligjor për parashtrimin e saj.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *