Qeveria miraton projektbuxhetin për vitin 2026 me vlerë prej 4 miliardë eurosh
Qeveria në detyrë e Kosovës po zhvillon mbledhjen e radhës, në të cilën kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se buxheti i planifikuar për vitin 2026 do të arrijë në 4 miliardë euro.
“Siç e parasheh Ligji për financa publike, sot po miratojmë Projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin fiskal 2026. Ky është një buxhet me shumë risi, ndërsa kam kënaqësinë të njoftoj se vlera e tij kap shifrën prej 4 miliardë eurosh,” tha Kurti gjatë mbledhjes.
Ai gjithashtu premtoi se në qeverinë e ardhshme të gjithë punonjësit e sektorit publik do të përfitojnë rrogën e 13-të.











