#Lajme

Qeveria heq gjobat për bizneset, por i ngarkon kompanitë e leasingut

Qeveria ka hequr ndalesat e gjobave për bizneset, duke e prezantuar këtë si lehtësim për sektorin privat. Por një kthesë e papritur prek kompanitë e leasingut, të cilat tani detyrohen të paguajnë gjobat e shoferëve që përdorin vetura të marra me këtë formë financimi.

Ky vendim përfshin kompani qiradhënieje, taksi, por edhe individë me makina luksoze në leasing. Reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta, me kritika se qeveria po lehtëson bizneset e tjera, por po godet leasingun si “target” më të lehtë për të mbushur arkën.