#Lajme

Qelaj: Kosova s’ka bërë mjaftueshëm për drejtësi në Hagë, kërkon monitorim të pavarur

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar një proces të drejtë e të paanshëm.

Ai theksoi se mungon monitorimi i pavarur i Gjykatës Speciale nga institute të të drejtave të njeriut ose organizata të shoqërisë civile, ndërsa qytetarët kanë arsye të shqetësohen për shkak të redaktimeve të shumta, problemeve me përkthime dhe përdorimit të provave të dyshimta.

Qelaj kërkoi që edhe Këshilli i Evropës të përfshihet në mbikëqyrjen e gjykatës, për të siguruar se ajo po vepron brenda mandatit të saj.