#Lajme

Punëtori i komunës përfshihet në tenderin 400 mijë euro të sigurimit fiziki

Zyra Kombëtare e Audimit (ZKA) ka zbuluar një rast të mundshëm konflikti interesi në Komunën e Mitrovicës së Jugut, gjatë një tenderi për shërbime sigurimi fizik dhe sistem alarmi me vlerë prej rreth 391,420 eurosh.

Sipas raportit të ZKA-së, kompania fituese M-GR Security SH.P.K kishte paraqitur listën e stafit teknik, ku njëri prej punëtorëve ishte njëkohësisht i punësuar si monitorues i kamerave në Drejtorinë e Administratës të komunës – autoriteti që shpalli fituesin e tenderit. Auditori vlerëson se kjo përfshirje paraqet një rrezik për konflikt interesi.

Tenderi kishte konkurruar nga tre kompani, ku M-GR Security ofroi çmimin më të lartë, 391,420 euro, ndërsa ofertat më të ulëta ishin 380,000 dhe 324,000 euro. Komuna shpalli dy kompanitë tjera të papërgjegjshme, duke i refuzuar për mosplotësim të kritereve të tenderit. Si pasojë, fituesi mori rreth 66,445 euro më shumë se oferta më e ulët.

ZKA rekomandon forcimin e kontrolleve të brendshme dhe mbikëqyrjen e procedurave të prokurimit, për të shmangur dhënien e kontratave kompanive që nuk plotësojnë kriteret ligjore. Menaxhmenti i komunës, në krye me Bedri Hamzën dhe Arian Tahirin, nuk ka kundërshtuar gjetjet e auditorit.