#Lajme

Publikohet lista preliminare e votuesve: 7 mijë emra më shumë se në zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar sot listën preliminare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Sipas të dhënave të paraqitura, lista përmban gjithsej 2,076,422 votues.

Nga kjo shifër, 1,067,499 janë burra dhe 1,008,923 gra. KQZ ka bërë të ditur se lista aktuale ka 7,324 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor 2025.

Institucioni ka theksuar se kjo është lista preliminare dhe procesi do të vazhdojë me fazat e tjera të verifikimit sipas procedurave të parapara.