#Lajme

Protestë e punëtorëve teknikë të sektorit privat, kërkojnë barazi pagash me sektorin publik

Punëtorët teknikë të sektorit privat kanë protestuar sot në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave dhe barazim me kolegët e tyre në sektorin publik.

Protesta u organizua nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës dhe u mbajt para administratës qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se protesta po zhvillohen paralelisht në mbi 20 komuna të vendit. Ai theksoi se kërkesa kryesore e punëtorëve është që të paguhen në të njëjtin nivel me punëtorët teknikë të sektorit publik.