#Botë

Protesta në Izrael: Qindra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut dhe zgjedhje të parakohshme

Qindra protestues janë mbledhur në Haifa, ku kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Pjesëmarrësit kanë brohoritur slogane kritike ndaj qeverisë, duke shprehur pakënaqësi me vendimet politike të muajve të fundit. Tubimi në Haifa është pjesë e protestave të vazhdueshme në mbarë Izraelin, ku qytetarët po kërkojnë ndryshime në udhëheqje.

Protestuesit i kanë bërë thirrje autoriteteve të marrin parasysh kërkesat popullore për zgjedhje të reja.