Protesta e bujqve për çmimin e grurit ndalet në Veternik
Protesta e bujqve për çmimin e grurit ndalet në Veternik
Bujqit protestuan sot në Prishtinë kundër çmimit prej 17 centë për kilogram të grurit, duke thënë se nuk mbulon shpenzimet e kultivimit. Protesta paqësore u ndalua nga policia në Veternik, pasi nuk ishte e paralajmëruar.
Bujku Ilir Gashi tha se me këto çmime nuk ka leverdi, ndërsa Bunjamin Jashanica kritikoi faktin që gruri i importuar nga Serbia shitet më shtrenjtë se ai vendor.
Protestuesit paralajmëruan se do të mblidhen sërish, kësaj radhe para Ministrisë së Bujqësisë.











