#Lajme

Prokuroria Themelore jep detaje për rastin e dhunimit të një të miture në Istog

Istogu është tronditur të mërkurën, më 29 janar 2026, pas dyshimeve për një rast të rëndë dhunimi ndaj një të miture.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin se rreth orës 14:10 është ndaluar një person i moshës madhore, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një të miture në ambientet e një moteli.

Lidhur me rastin, ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit.

“Një person është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit, ndërsa prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, ka deklaruar Nikçi.

Sipas burimeve, i dyshuari është 54 vjeç, ndërsa viktima e këtij rasti është një vajzë 12-vjeçare.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *