#Lajme

Prokuroria publikon përgjimet në gjyq: “Thuaji ‘në ’94-’98 këta të dy s’i ke parë kurrë’”

Në seancën e dytë gjyqësore ndaj Hashim Thaçi dhe të bashkëakuzuarve të tij, Prokuroria ka paraqitur disa përgjime që pretendon se janë realizuar gjatë takimeve dhe komunikimeve të tij me persona të tjerë të përfshirë në rast. Sipas Prokurorisë, këto biseda janë përgjuar dhe janë administruar si prova në proces.

Prokurori Joshua Hafetz lexoi në sallë disa pjesë të komunikimeve, ku dëgjoheshin udhëzime lidhur me mënyrën e deklarimeve. Në një nga fragmentet e cituara thuhej: “Thjeshtëzoje, thuaji ‘mos e ngatërro, mos e ngatërro o burrë’”, ndërsa në një tjetër: “Thuaji ‘në ’94-’98 këta të dy s’i ke parë kurrë. Mbylle’”.

Prokuroria pretendon se përmbajtja e këtyre komunikimeve lidhet me përpjekje për të ndikuar në dëshmi, ndërsa mbrojtja pritet të paraqesë qëndrimin e saj lidhur me kontekstin dhe interpretimin e përgjimeve në vijim të procesit gjyqësor.

Prokuroria publikon përgjimet në gjyq: “Thuaji ‘në ’94-’98 këta të dy s’i ke parë kurrë’”

Mbyllet seanca në Hagë, pritet caktimi i

Prokuroria publikon përgjimet në gjyq: “Thuaji ‘në ’94-’98 këta të dy s’i ke parë kurrë’”

Një muaj paraburgim për dy zyrtarë të

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *