Prokuroria kërkon masë sigurie ndaj Valon Sylës
Prokuroria kërkon masë sigurie ndaj Valon Sylës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar që ndaj gazetarit Valon Syla, i dyshuar për “dhunë në familje” dhe “lëndim të lehtë trupor”, të vendoset masa e ndalimit të afrimit ndaj viktimës dhe banesës së saj.
Gjykata ende nuk ka marrë vendim, ndërsa Syla është dërguar në mbajtje të premten. Seanca dëgjimore do të mbahet të hënën në orën 10:00.
Sipas policisë, viktima E.N. ka deklaruar se është sulmuar dhe ofenduar nga Syla, për çka ka pranuar trajtim mjekësor. Motra e saj ka dorëzuar video-incizime të incidentit që do të përdoren si prova. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.











