PROFIL I KANDIDATËVE – “Turisti” nga Prishtina që e “do” udhëheqjen e Vushtrrisë
PROFIL I KANDIDATËVE – “Turisti” nga Prishtina që e “do” udhëheqjen e Vushtrrisë
Edhe pse nuk e ka zyrtarizuar ende partia e tij, Xhafer Tahiri ka njoftuar ditë më parë se do të garojë për kryetar të Vushtrrisë, në zgjedhjet lokale të tetorit.
Nën siglën e LDK-së, ai ka nisur “betejën” për t’ia rimarrë pushtetin lokal, Ferit Idrizit të PDK-së.
Por, Xhafer Tahiri ka qeverisur katër vite me Vushtrrinë, përkatësisht 2017-2021.
Ai nuk mbahet mend për ndonjë investim madhor, e as të ketë sjellë ndonjë reformë brenda komunës dhe institucioneve lokale.
Sipas raportit të Institutit GAP të vitit 2020, ai nuk kishte arritur që t’i përmbushte as gjysmën e premtimeve.
Gjatë qeverisjes së tij, qytetit nuk i është ofruar asnjë pamje e re, përjashtuar renovimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës dhe mini-sheshin “Hasan Prishtina”.
Qytetarët u përballën me të njëjtat probleme: Degradimin urban, mbeturinat, papastërtinë, qentë endacakë, mungesën e ndriçimit publik, mungesën e lirimit të hapësirave publike e të tjera.
Madje, qeverisja e tij ishte përcjell edhe me dyshime për afera korruptive.
Vëllai i tij, ishte arrestuar nën dyshimet se ishte përfshirë në marrje ryshfeti për të ndikuar në lëshimnin e lejeve ndërtimore.
Tahiri vazhdon të jetojë në Prishtinë, por pavarësisht kësaj synon të rikthehet për ta udhëhequr qytetin në të cilin nuk banon.
Madje, Tahiri nuk e ka as mbështetjen e partisë së tij dhe jo e gjithë dega e LDK-së në Vushtrri e përkrah atë.
Pikërisht, anëtarë të kësaj dege, e kishin akuzuar Tahirin për vjedhje votash në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të këtij viti.











