Procesi i numërimit të votave në fazën finale, 148 kuti ende pa u hapur
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon numërimin e votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas të dhënave të fundit, janë numëruar rreth 94% e fletëvotimeve, ndërsa 148 kuti votimi mbeten ende pa u procesuar.
Megjithëse numërimi po shkon drejt përfundimit, renditja e pesë kandidatëve më të votuar brenda partive politike mbetet e pandryshuar.











