#Sport

Problemet vazhdojnë për Dardan Berishën, pëson lëndim dhe pritet të mungojë disa javë

Pas incidentit të fundit me tifozët e Bashkimit, Dardan Berisha po përballet me një tjetër vështirësi. Basketbollisti kosovar ka pësuar një lëndim, i cili pritet ta mbajë jashtë parketit për rreth gjashtë javë.

Berisha, i shpallur basketbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2025, nuk u paraqit as në ndeshjen e së dielës mbrëma, ku skuadra e tij u mposht nga Vëllaznimi me rezultat 94:85.

Mungesa e tij pritet të jetë një goditje e madhe për ekipin në ndeshjet e ardhshme.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *