Prizren: Arrestohet i riu i dyshuar për trafikim me narkotikë, i konfiskohet marihuanë
Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar të dyshuar për trafikim me narkotikë, pas një aksioni të zhvilluar nga Njësia e Prizrenit në bashkëpunim me hetuesit e Suharekës.
I dyshuari A.Gj. (2005) u ndalua pas kontrollit në shtëpinë e tij, ku policia gjeti dhe sekuestroi 42 doza marihuanë me peshë 37.98 gram, një grinder dhe një telefon mobil.
Prokuroria ka iniciuar rastin “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, ndërsa me vendim të saj i riu është dërguar në mbajtje.











