#Lajme

Prizren: 28-vjeçari i dehur sulmon policët pas ndalimit, arrestohet

Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga në Prizren, pasi në gjendje të dehur sulmoi dhe kërcënoi policët e trafikut gjatë një kontrolli rutinë.

Ngjarja ndodhi më 3 tetor 2025, rreth orës 00:50, në rrugën “Rruster Kabash”, ku policia ndaloi një automjet që po lëvizte me shpejtësi të lartë. Gjatë verifikimit, u konstatua se shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe refuzoi testimin, duke kaluar në kanosje dhe sulm fizik ndaj zyrtarëve.

Si pasojë, një polic pësoi lëndime trupore dhe mori trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “kanosje ndaj personit zyrtar”. Ai u ndalua për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga hetuesit rajonalë.