Pritje të shkurtra në pikat kufitare, deri në pesë minuta
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin më të fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar. Sipas të dhënave zyrtare, mërgimtarët dhe qytetarët që po udhëtojnë drejt vendeve evropiane po përballen me pritje të shkurtra.
Në pikën kufitare të Jarinjës, koha e pritjes është rreth 3 deri në 5 minuta, ndërsa situatë e ngjashme raportohet edhe në pikat e tjera kufitare, ku qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të theksuara.











