#Lajme

Pritje të gjata në pikat kufitare për dalje nga Kosova – deri në dy orë në Merdarë

Qytetarët që po largohen nga Kosova përmes pikave kufitare po përballen me pritje të gjata, veçanërisht në pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet arrijnë deri në dy orë.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona të gjata janë krijuar edhe te Dheu i Bardhë, me pritje deri në 90 minuta.

Ndërkohë, situata paraqitet më e qetë në pikën kufitare të Jarinjës, ku qytetarët po presin nga 20 deri në 40 minuta. Në pikat tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra, duke variuar nga 5 deri në 10 minuta.