#Lajme

Pritje deri në 40 minuta në kufirin e Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pritjet për dalje nga Kosova po shkurtohen krahasuar me ditët e kaluara. Situata më e ngarkuar është regjistruar në pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët presin deri në 40 minuta.

Ndërsa, në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, pritjet arrijnë deri në 30 minuta, kurse në pikat e tjera kufitare qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të mëdha.