Prishtinë: Vajzë 24-vjeçare humb jetën në një poligon
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, ku një vajzë 24-vjeçare, L.S., humbi jetën pas të qëlluarit me armë zjarri brenda ambientit të poligonit.
Ajo u dërgua menjëherë për trajtim në QKUK, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, vdekja e saj u konfirmua rreth orës 22:00.
Policia ka nisur hetimet dhe ka arrestuar një zyrtar përgjegjës të poligonit, i cili me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Rasti po hetohet si “Vetëvrasje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”, ndërsa hetuesit punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.











