#Lajme

Prishtinë: Arrestohet 29-vjeçari me armë pa leje në “Che Bar”

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një 29-vjeçar në qendër të Prishtinës, pasi u kap me armë zjarri në një lokal.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani”, në lokalin “Che Bar”, ku gjatë kontrollit ndaj të dyshuarit B. G., zyrtarët policorë gjetën një pistoletë të tipit “Cervena Zastava” dhe tetë fishekë të kalibrit 9x19mm.