Prishtinë: 36-vjeçar plagoset me armë, i dyshuari dorëzohet pas disa orësh
Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë ndodhi një tentativë vrasjeje ku një 36-vjeçar u plagos me armë zjarri. Policia gjeti 14 gëzhoja dhe gjurmë gjaku. Viktima u dërgua në QKUK për trajtim, ndërsa i dyshuari u dorëzua disa orë më vonë.











