#Lajme

Prishtinë: 19-vjeçari kapet me arsenal armësh në banesë, policia sekuestron AK-47 dhe pistoletë

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë zjarri gjatë një bastisjeje në një banesë në rrugën “Viktor Hygo” në Prishtinë, pas raportimeve se një 19-vjeçar posedonte armë dhe kishte shtënë me to disa muaj më parë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan një armë e gjatë AK-47, një pushkë ajrore, një pistoletë 7.62 mm M57, dy karikatorë dhe nëntë fishekë.

I dyshuari u intervistua në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorimi i armës”.