Prishtina nikoqire e CEV U16 European Volleyball Championship 2025 – Me kontributin e Vushtrriasit Ramadan Parduzi
Prishtina nikoqire e CEV U16 European Volleyball Championship 2025 – Me kontributin e Vushtrriasit Ramadan Parduzi
Federata e Volejbollit të Kosovës (FVK) është nikoqire e njërës prej ngjarjeve më të mëdha evropiane për grupmoshat – CEV U16 Women’s European Championship 2025, që po mbahet nga 2 deri më 13 korrik 2025 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në këtë organizim madhor, Kosovën e përfaqësojnë me përkushtim jo vetëm talentet e reja në fushë, por edhe profesionistët dhe strukturat udhëheqëse të volejbollit vendor.
Një ndër figurat kyçe në organizimin e këtij kampionati është Vushtrriasi Ramadan Parduzi, i cili:
• Luajti rol të drejtpërdrejtë në organizimin teknik dhe logjistik të Kampionatit Europian, si përfaqësues i Federatës së Volejbollit të Kosovës;
• Është anëtar i Bordit të FVK-së, me kontribut të gjatë në zhvillimin e sportit të volejbollit në Kosovë;
• Një zë i rëndësishëm në përfaqësimin institucional të FVK-së, sidomos në bashkëpunimin me CEV (Confédération Européenne de Volleyball) dhe partnerët nga Shqipëria në këtë organizim të përbashkët.
Kampionati zhvillohet në dy vende – Prishtinë (Grupi B) dhe Tiranë (Grupi A) – dhe mbledh 16 kombëtare të vajzave nën 16 vjeç, me pjesëmarrjen e përfaqësueses së Kosovës në mesin e ekipeve elitare të Evropës.











