Prishtina lidhet me Arabinë Saudite, realizohet fluturimi i parë drejt Jeddah
Nga sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka nisur fluturimet direkte për në Jeddah të Arabisë Saudite.
Ky hap u vlerësua nga autoritetet e aeroportit si një moment historik që forcon lidhjet e kryeqytetit me botën.
“Një moment historik! Aeroporti ynë mirëpret sot fluturimin e parë direkt për në Jeddah, duke e afruar Prishtinën edhe më shumë me botën. Udhëtim të mbarë drejt destinacionit tuaj të ri,” thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.










