#Kosova #Lajme

Presidentja Vjosa Osmani kërcënohet me email, mesazh ofendues dhe kërcënues dërguar në Zyrën e Presidentes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një email kërcënues në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mesazhi, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa betimibrahimi@yahoo.com, përmbante gjuhë ofenduese dhe kërcënime edhe ndaj familjes së presidentes, duke iu referuar pretendimeve për “tradhëti”, ndryshimin e flamurit dhe përdorimin e gjuhës shqipe dhe serbe në komunikimin zyrtar.

Në emailin me subjekt “Punoni pak ma shumë/shpejt”, autori shpreh pakënaqësi dhe kërcënon me hakmarrje, duke bërë referenca të qarta ndaj vendimeve politike dhe simboleve shtetërore. Mesazhi është shoqëruar me një paralajmërim automatik nga sistemi i presidencës që e kategorizon atë si të ardhur nga jashtë organizatës.

Derisa ende nuk ka reagim zyrtar nga Presidenca apo Policia e Kosovës, pritet që autoritetet të fillojnë hetimet dhe të marrin masa ligjore ndaj personit përgjegjës.