#Lajme

Presidentja Osmani udhëton në Gjermani, mban fjalim në Universitetin e Berlinit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku sot do të mbajë një fjalim në Fakultetin Juridik të Universitetit të Berlinit.

Gjatë këtij adresimi, ajo do të flasë para studentëve për temën e mbrojtjes së demokracisë, në kuadër të javës së takimeve me personalitete evropiane që po zhvillohet në këtë universitet.

Ngjarja pritet të tërheqë pjesëmarrje të madhe studentësh dhe akademikësh. Vizita e Presidentes Osmani në Gjermani është pjesë e një sërë takimesh dhe angazhimesh zyrtare që ajo do të zhvillojë gjatë qëndrimit atje.