Presidentja Osmani takohet me Trumpin: “Miqësia me SHBA-të mbetet boshti i pathyeshëm”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në një takim nga presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë vizitës së saj në ShBA.
Në një reagim në Facebook, Osmani tha se takimi protokollar u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore. Ajo falënderoi Trumpin për interesimin dhe angazhimin e tij për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes amerikane për paqen dhe stabilitetin.
“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka shkruar Osmani.











