#Lajme

Presidentja Osmani organizon pritje festive për mërgatën kosovare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, do të organizojë sot pritjen tradicionale të fundvitit kushtuar mërgatës kosovare.

Sipas njoftimit nga Presidenca, kjo pritje mbahet në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e vazhdueshëm të mërgatës në zhvillimin, forcimin dhe avancimin e shtetit të Kosovës.

Në kuadër të kësaj mbrëmjeje festive, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rolit të mërgatës në periudha të rëndësishme historike, përfshirë luftën për liri, procesin e shtetndërtimit, si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Pritja është paraparë të nisë nga ora 18:00.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *