Presidentja Osmani mirëpret Ramë Lahajn dhe yjet e operës botërore, vlerëson kontributin për kulturën kosovare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur tenorin me famë ndërkombëtare Ramë Lahaj dhe mysafirët specialë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Ramë Lahaj”, që këtë vit shënon edicionin e pestë.
Në delegacion ishin të pranishëm edhe artistë të njohur botërorë, si Ramón Vargas, Anita Rachvelishvili dhe dirigjenti Besmir Vokopola.
Osmani vlerësoi lart angazhimin e Lahajt për promovimin e artit dhe kulturës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar rëndësinë e sjelljes së artistëve të mëdhenj botërorë në Prishtinë për fuqizimin e skenës kulturore vendore.











