#Sport

Presidenti i Zheljezniçar Sarajevo takohet me Edin Dzekon, diskutohet bashkëpunimi i ardhshëm

Edin Dzeko, sulmuesi boshnjak i Fiorentinës, është takuar së fundmi me presidentin e Zheljezniçar Sarajevo FK, Nijaz Bërkoviq, raporton Indeksonline.

Sipas gazetës “Sport bez cenzure”, takimi nuk lidhej me të ardhmen e Dzekos si futbollist te Fiorentina, por për një projekt tjetër.

Presidenti i klubit boshnjak ka tentuar të bindë Dzekon që të përfshihet në projektin e Zheljezniçar Sarajevo, duke hapur mundësinë për një bashkëpunim të mundshëm, qoftë tani, qoftë në të ardhmen.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *