Presidenti i Hungarisë viziton Kosovën, pritet nga Presidentja Osmani
Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku pritet të takojë Presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Takimi do të mbahet në orën 16:00 në Presidencë, ku mediat do të lejohen të marrin pamje nga pritja dhe fillimi i takimit. Përfaqësuesit e mediave të interesuara duhet të paraqiten në objektin e Presidencës në orën 15:30. Takimi do të zhvillohet në kabinetin e Presidentes.











