#Lajme

Prenkaj kërkon shkarkimin e ambasadorit Qehaja pas reagimit për thirrjet nacionaliste

Ish-zyrtari i MPJ-së, Albert Prenkaj, ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, duke e akuzuar për veprim të pakoordinuar me Presidencën pas thirrjeve nacionaliste në një ndeshje në Maqedoninë e Veriut.

Prenkaj tha se në mungesë të qeverisë funksionale, diplomacia duhet të referohet te Presidentja, si autoriteti i vetëm kushtetues për politikën e jashtme. Ai e quajti veprimin e Qehajës “voluntarizëm diplomatik” dhe kërkoi largimin e tij nga detyra, për shkak të mungesës së koordinimit me institucionet shtetërore.