#Sport

Premierliga nis me spektakël: Liverpool – Bournemouth hapin sezonin 2025/26

Pas një vere të ngarkuar me merkato dhe përgatitje, Premierliga angleze rikthehet këtë fundjavë me sezonin e ri 2025/26. Ndeshja hapëse do të zhvillohet në “Anfield”, ku Liverpooli do të përballet me Bournemouth-in, në një duel që pritet të sjellë emocion dhe intensitet që në javën e parë.

“Reds” synojnë të mbrojnë titullin e kampionit pas një sezoni të shkëlqyer. Me përforcimet e reja dhe përballë mungesës së rëndë të Diogo Jotës, i cili humbi jetën tragjikisht disa javë më parë, skuadra synon të nisë një sezon tjetër madhështor.