#Sport

Premier League, xhiro e dytë: Newcastle – Liverpool sot nga ora 21:00

Xhiroja e dytë e kampionatit anglez sjell një përballje të madhe mes Newcastle United dhe Liverpoolit, e cila zhvillohet sonte nga ora 21:00 në “St. James’ Park”.

Newcastle në ndeshjen e parë barazoi 0-0 në udhëtim kundër Aston Villës, ndërsa Liverpool startoi me fitore bindëse 4-2 ndaj Bournemouth.

Të dy skuadrat synojnë të vazhdojnë pozitivisht sezonin, me “qymyrxhinjtë” që do të kërkojnë fitoren e parë para tifozëve dhe “The Reds” që duan të ruajnë serinë fituese.