Prattipati: Kosova, vendi më proamerikan në botë dhe shembull i partneritetit me rezultate
Prattipati: Kosova, vendi më proamerikan në botë dhe shembull i partneritetit me rezultate
E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, gjatë festës për 4 Korrikun, e cilësoi Kosovën si “vendin më proamerikan në botë” dhe një shembull të qartë të një partneriteti që jep rezultate.
Ajo tha se historia e Kosovës ngjan me atë të Amerikës dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.
Prattipati përmendi edhe hapjen e disa bizneseve amerikane në Kosovë muajin e fundit, si dëshmi e forcimit të marrëdhënieve ekonomike. “Ky partneritet fuqizon jo vetëm SHBA-në, por edhe Kosovën – nga ekonomia deri te siguria,” u shpreh ajo.











