Policia shqipton mbi 1,800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 1,809 gjoba për shkelje në trafik.
Sipas raportit ditor, në këtë periudhë janë regjistruar disa aksidente rrugore, mes tyre një me fatalitet, 34 me persona të lënduar dhe 64 me dëme materiale.
Po ashtu, policia ka arrestuar 17 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë transferuar për vuajtje të dënimit.











