#Lajme

Policia nis shqiptimin e gjobave përmes kamerave të sigurisë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Prishtinë ka filluar zbatimi i gjobave ndaj kundërvajtësve në trafik përmes monitorimit të kamerave të sigurisë të vendosura në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, ky sistem i avancuar është vënë në funksion me synim rritjen e sigurisë publike dhe identifikimin më të shpejtë të shkeljeve të rregullave të trafikut. Kamerat do të mundësojnë zbulimin në kohë reale të tejkalimit të shpejtësisë, mosrespektimit të semaforëve, ndalimeve të palejuara dhe shkeljeve të tjera të parashikuara në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor. Pas konstatimit të shkeljes, gjobat do t’u dërgohen kundërvajtësve në adresat e tyre postare.

Policia e Kosovës vlerëson se ky hap paraqet një avancim të rëndësishëm në menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Institucioni gjithashtu u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat, duke theksuar se objektivi kryesor mbetet parandalimi dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve.

Policia nis shqiptimin e gjobave përmes kamerave të sigurisë në Prishtinë

Zogaj: LDK garon e vetme në zgjedhjet