#Lajme

Policia në Mitrovicë konfiskon armë në një aheng familjar

Më 10 gusht 2025, në orët e mbrëmjes, Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë pranoi një informacion për të shtëna me armë zjarri.

Njësitë policore reaguan menjëherë dhe identifikuan vendin e ngjarjes në rrugën “Sami Gashi”, ku po zhvillohej një aheng familjar. Nga i dyshuari u konfiskua një armë e tipit pistoletë dhe 14 gëzhoja, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

I dyshuari, m/k/sh, shtetas i Republikës së Kosovës, u intervistua dhe, me urdhër të prokurorit, u lirua në procedurë të rregullt. Ndaj tij u iniciua rast për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës”.