#Lajme

Policia ndalon kontrabandën e 40 kecave në Domorovc

Sot më 26 gusht 2025, njësitë policore kufitare të SPMK–Muqivërc parandaluan një rast kontrabandë në Domorovc. Gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore u gjetën 40 keca, me vlerë rreth 6,000 €, pa dokumentacion të nevojshëm.

Rasti u referua prokurorit kujdestar dhe kafshët dorëzohen në doganë. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm.