Policia kryen aksion në poligonin “Reload” për dyshime të keqpërdorimit të lejeve për armë
Njësitë policore kanë zbarkuar në poligonin e qitjes “Reload” në kuadër të një hetimi për dyshime mbi keqpërdorimin e lejeve për armë.
Deri më tani janë arrestuar katër persona, ndërsa autoritetet pritet të japin detaje zyrtare pas përfundimit të aksionit.
Burime të sigurta bëjnë me dije se policia po kryen veprime operative në terren, duke përfshirë verifikime dhe sigurimin e materialeve të rëndësishme për hetimin.










