Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka bërë thirrje publike për ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi që dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas njoftimit, Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, duke kërkuar nga qytetarët çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.
Të gjithë ata që kanë informata inkurajohen të kontaktojnë policinë.











