Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar në Pejë
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për vepra penale të rënda.
Sipas njoftimit, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, është shpallur në kërkim Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23 shkurt 2000 në Deçan, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.
Policia u bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij, të njoftojë menjëherë autoritetet në numrat pa pagesë 192 ose 080019999, në numrin lokal të Drejtorisë Rajonale në Pejë 039 432 327, apo në adresën elektronike info@kosovopolice.com.
Qytetarët mund të paraqiten edhe drejtpërdrejt në stacionin më të afërt policor.











