Policia inspekton poligon armësh në Fushë Kosovë, dyshohet keqpërdorim i lejes për shitje ilegale
Policia e Kosovës, në koordinim me Doganën, ka inspektuar më 4 shtator 2025 një poligon armësh në Fushë Kosovë, i dyshuar për keqpërdorim të lejes për shitjen e armëve.
Gjatë kontrollit në objektet e kompanisë dhe në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar: 14 leje armësh në emër të të dyshuarit, një pushkë gjuetie pa leje, 33 fishekë për pushkën e gjuetisë, një karikator i automatikut AK-47 dhe dy fishekë të armës me gaz.
Rasti është në procedurë hetimore nga autoritetet përkatëse.










